Telegrafi

Neptun sjell fluturimin e tretë të DITË ME FAT

Neptun, rrjeti më madh I pajisjeve elektronike në Kosovë sjell për herë të tretë kampanjën Ditë me FAT,aktive për katër ditë më rradhë ,duke filluar nga 1 deri me 4 Dhjetor, trend ky tashmë i zhvilluar brenda grupit Neptun International.

Zbritjet e këtyre 4 ditëve dallojnë nga zbritjet e zakonshme duke ju dhënë kështu konsumatorëve mundësinë e blerjes deri në 50% më lirë dhe shansin e përzgjedhjes në më shumë së 10.000 produkte nga kategori të ndryshme me çmime në ofertë nga brendet botërore që Neptun përfaqëson eksluzivisht!

“Duke u bazuar në suksesin që kishte kampanja në dy lansimet e mëhershme dhe kërkesën e vazhdushmne të konsumatorëve, menduam që periudha ideale për të lansuar një fluturim të tretë të Ditë Me Fat do të ishte pikërisht në prag festash, ku të gjithë presin me entuziazëm zbritjet dhe ofertat e produkteve të tyre të deshiruara , duke marrë kualitetin e njejtë me çmim më të ultë.Zbritjet që ofrohen pëgjatë këtyre 4 ditëve shkojnë deri në 50% , me një staf të përkushtuar për të shërbyer më profesionalizëm në ambiente që ofrojnë rehati dhe kënaqësi në blerje,duke filluar nga 1 deri me 4 Dhjetor, me mundësi blerje deri në 12 këste me 0% interes në të gjitha dyqanet Neptun”. – deklaroi Kaltrina Hoxha , Menaxhere Marketingu në Neptun.

Neptun është zinxhiri I shitjes me pakicë me një linjë të gjërë të pajisjeve elektro-shtëpiake si: TV / Audio / Video, Lavatriqe, Enëlarëse, Frigoriferë, produkte dhe aksesorë të It-së, Smartphone ,pajisje të kujdesit personal, aparate për ftohje-ngrohje dhe produkte tjera të komunikimit. Neptun është pjesë e grupit Balfin dhe degë e Neptun International, që ka 60 dyqane në rajon.