Neptun Kosova ka dalë me një njoftim sqarues pas shpërndarjes së një loje shpërblyese në emër të kompanisë kinse për të dhënë dhurata.
Neptun thotë se kjo lojë është e rreme dhe nuk ka asnjë lidhje me kompaninë.
Kompania ka kërkuar nga konsumtorët që të jenë të kujdesshëm dhe mos të bien pre e mashtrimeve të tilla.
“Të dashur konsumatorë,
Dëshirojmë t’ju informojmë se një lojë e rreme është krijuar në emër të Neptun dhe po qarkullon në rrjetet sociale.
Për të garantuar sigurinë tuaj dhe integritetin e kompanisë sonë, ju kërkojmë që të mos bini pre e mashtrimeve të tilla.
E vetmja lojë shpërblyese e vërtetë është ajo që ne kemi promovuar në kanalet tona zyrtare ku shpërblimi i madh është banesë në Prishtinë ndjekur nga komunikimi që gjeni edhe në dyqanet tona.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj”.