Site icon Telegrafi

NEPTUN Maqedoni me fushatë humanitare për fëmijët pa kujdes prindëror

NEPTUN Maqedoni, duke vazhduar në qëllimin e vet – krijimi i ndikimit në shoqëri në zhvillimin e ndryshimeve shoqërore, në muajin dhjetor organizoi një fushatë të madhe humanitare RRUMBULLAKËSO LLOGARINË dhe dhuro për SOS Fshatin e Fëmijëve PËR NJË TË ARDHME TË SIGURTË TË RINISË PA KUJDES PRINDOR. Fushata e donacioneve “Rrumbullakëso llogarinë” u mbajt në të gjitha objektet e shitjes në të gjithë vendin në periudhën nga data 01.12.2022 deri më 30.12.2022.

Çdo klient kishte mundësinë të dhuronte në mënyrë inovative, duke rrumbullakosur llogarinë e tij në arkë në shumën e zgjedhjes së tij brenda llogarisë.

Ne dëshirojmë të falënderojmë të gjithë 1,453 konsumatorët e Neptun që ndihmuan në mbledhjen e fondeve dhe që mbështetën fushatën tonë dhe dhuruan. Mjetet e grumbulluara do të dedikohen për mbështetje arsimore të fëmijëve pa prindër dhe përkujdesje prindërore të mbështetur nga SOS Fshati i Fëmijëve.

Si kompani me përgjegjësi shoqërore që kujdeset për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve, Neptun Maqedoni gjatë vitit të ardhshëm do të organizojë edhe aksione të ndryshme humanitare që janë të dedikuara për fëmijët e përkujdesur në SOS Fshatin e Fëmijëve. Të gjitha aktivitetet në vitin 2023 do të realizohen nga kompania në kuadër të motos “Të sigurojmë së bashku një të ardhme të sigurt për të rinjtë pa kujdes prindëror dhe të ndryshojmë jetën e fëmijëve pa prindër dhe kujdesin prindëror të mbështetur nga SOS Fshati i Fëmijëve”.

Exit mobile version