Site icon Telegrafi

Nepsi i shtatzënisë nuk mungon, Elita Rudi tregon se si po i shijon ditët e fundit të pritjes së ëmbël

Moderatorja e njohur, Elita Rudi, po vazhdon të shijojë më së miri ditët e pritjes së ëmbël.

Ajo dhe reperi Gjiko do të gëzohen me një tjetër fëmijë në vetëm pak muaj.

Teksa është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, Elita, shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, Rudi publikoi për fansat e saj në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej e shtrirë në divan, veshur me një kostum, që i theksonte barkun e rrumbullakosur.

Foto: Elita Rudi/Instagram

Ajo mbante në duar një pjatë me ushqim, me ç’rast ka treguar se nepsi i shtatzënisë nuk mungon.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve i kanë dëshiruar shtatzëni sa më të lehtë për pjesën e mbetur.

Elita dhe Gjiko përndryshe janë prindër edhe të një djali, të cilin dyshja e kanë pagëzuar me emrin Zëri. /Telegrafi/

Foto: Elita Rudi/Instagram
Exit mobile version