Telegrafi

Nëpërmjet pajisjes me “realitet të zmadhuar”, zjarrfikësit mund të shohin edhe në tymin e dendur

Qwake Technologies e ka zhvilluar pajisjen që vendoset në sy të quajtur C-Thru, që iu mundëson zjarrfikësve të shohin edhe nëpër tym të dendur, derisa janë duke kryer intervenime.

Ky sistem punon me “realitetin e zmadhuar” dhe imazhet termale, duke i ndihmuar personit që është duke e barttur, të shohë edhe në tym të dendur dhe errësirë, transmeton Telegrafi.

Me C-Thru ilustrohen siluetat e objekteve, që i ka mbuluar tymi, duke i lënë të pa para.

Sistemi i C-Thru mundëson që zjarrfikësit, të zgjerojnë sa më shumë pamjen e tyre natyrale, nëpërmjet sensorëve të “realitetit të zmadhuar”.

Helmeta që e kanë në kokë, është gjithashtu e lidhur me këtë sistem dhe bartë të dhënat e zjarrfikësit të parë te të tjerët, duke e bërë komunikimin më të shpejtë dhe efektiv edhe në momentet më kritike.

Konsiderohet se C-Thru, mund të jetë mjeti i domosdoshëm i njësiteve të zjarrfikësve dhe njësiteve tjera për shpëtim, që do të ndihmojë për të shpëtuar jetë. /Telegrafi/