Site icon Telegrafi

Nëpërmjet mesazhit 5.000 vetë kalojnë në fenë islame

Secili person, me anë të mesazhit SMS, mund të dërgojë emrin, mbiemrin dhe numrin e telefonit të një personi që nuk është mysliman – e që do të mund të kalonte në fenë islame.

Më pastaj këta numra të telefonit u dërgohen hoxhallarëve dhe mësimdhënësve të fesë islame, të cilët i kontaktojnë këta persona – për t’i njoftuar ata me fenë islame. Nëse personi në fjalë është i interesuar të komunikojë – atëherë thirrjet bëhen edhe më të shpeshta.

Deri më tash janë dërguar rreth 800.000 mesazhe të tilla, ndërsa iniciatori i kësaj ideje ka fituar 32.000 dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version