Site icon Telegrafi

Nëpërmjet kamerave që identifikojnë në bazë të fytyrës, policia gjeti të dyshuarin në mesin e 60 mijë pjesëmarrësve të koncertit (Foto)

Policia kineze e ka kapur një të dyshuar, pasi vendosi kamera që identifikojnë në bazë të fytyrës, në një sallë koncerti ku morën pjesë më se 60 mijë persona.

I dyshuari që njihet vetëm me mbiemrin Ao, kishte shkuar të përcillte një koncert në Hong Kong, ku do të këndonte Jacky Cheung, transmeton Telegrafi.

Megjithëse ishte në mesin e dhjetëra mijëra adhuruesve të këngëtarit, policia e kapi atë, në saje të njërës prej kamerës që dha alarmin, se ka gjetur ‘çiftin e linjave të fytyrës’ që kërkoheshin. Ky 31-vjeçar, që kërkohej për shkelje ekonomike, ishte në arrati prej një kohe.

Ao në momentin e arrestimit

“Bleva tiketat që të vij me gruan dhe shokët. Po ta dija që ka këso kamera nuk do vija”, ka thënë Ao, në momentin e arrestimit.

Hetuesit që e dinin se është adhurues i Cheung, zhvilluan planin dhe vendosën kamerat e pajisura me sistemin e integruar, për t’i vendosur në hyrje dhe sportelet ku shiten dhe pranohen tiketat.

Kalimi me sukses i këtij aksioni, pritet të jetë si bazë dhe të zbatohen në projekte tjera, për kapjen e personave në kërkim. /Telegrafi/

Exit mobile version