Telegrafi

Nëpërmjet billbordit, tregoi se as pas gjashtë javësh nuk po paguhet për punën e kryer (Foto)

billboard shaming a man who didn't pay his contractor

Punonjësi i paemëruar, që nuk ishte paguar për gjashtë javë për punën e kryer, e ka turpëruar kontraktuesin me anë të një billbordi.

Madje, në tablonë që është ngritur në Birmingham të Anglisë, është vënë edhe një fotografi e madhe e burrit të njohur vetëm si Dave, transmeton Telegrafi.

“Dave nuk pagoi për punën e kryer, as pas gjashtë javësh. Mos u bëj si Dave. Kam edhe unë fatura për të paguar”, shkruan në billboard.

Ankesa në billboard

Thurja që nënkupton ‘paguaj atë që detyrohesh’ tashmë është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, në kërkim të së drejtës për kryerjen e obligimeve ndaj punëtorëve.

Ende nuk dihet, se çfarë punë ka kryer ai punonjës për Dave, apo sa është shuma monetare që i detyrohet. /Telegrafi/