Telegrafi

Nëpër terren me dëborë, Vëllaznimi triumfon ndaj Besës

Vëllaznimi ka shënuar të madhe në xhiron e fundit të sezonit vjeshtor në Vala Superligën e Kosovës në futboll.

Gjakovarët triumfuan si mysafirë të skuadrës pejane të Besës me rezultat minimal prej 2-1.

Pjesa e parë përfundoi pa gola në një terren të vështirë të mbuluar pothuajse krejtësisht me dëborë.

I vetmi rast që vlen të theksohet gjatë kësaj periudhe i takon Egzon Gashit, i cili nuk arriti të mposht portierin e pejanëve.

Por, me të filluar pjesa e dytë mysafirët gjetën rrugën e golit me anë të Albutrint Morinës, i cili e shfrytëzoi më së miri një rast të krijuar prej bashkëlojtarëve dhe realizoi gol.

Po i njëjti lojtar, Morina arriti të realizonte gol sërish 13 minuta minuta pasi i solli epërsinë ekipit mysafirë.

Ramë Krasniqi arriti të realizoi golin e parë për vendasit, të cilët sërish u paraqiten me ekipin e të rinjve pasi që seniorët po e bojkotojnë ekipin shkaku i mos marrjes së pagave.

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola dhe kështu, Vëllaznimi triumfoi me rezultat 2-1.

Pas kësaj, Vëllaznimi zë pozitën e nëntë me 25 pikë ndërsa Besa mbetet në vendin e dhjetë të renditjes tabelore me 13 sosh. /Telegrafi/