Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në kujdesin parësor shëndetësor në kryeqytet, ka filluar për herë të parë të zbatohet udhërrëfyesi që ndihmon në mënyrën e identifikimit të rasteve të dhunës në familje.
Sipas njoftimit, në këtë dokument të hartuar nga ekipi i ekspertëve mjekësorë të institucioneve shëndetësore të kryeqytetit, janë paraqitur udhëzime dhe procedura të qarta për ofruesit e kujdesit shëndetësor për mënyrën e identifikimit, trajtimit dhe referimit të të gjitha rasteve të dhunës në familje më bazë gjinore.
“Kujdesin Parësor Shëndetësor për herë të parë po fillon të zbatohet Udhërrëfyesi ‘Hapat praktik në reagim/përgjigje ndaj dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Kryeqytet’. Në këtë dokument të hartuar nga ekipi i ekspertëve mjekësor të institucioneve shëndetësore të Kryeqytetit, janë paraqitur udhëzime dhe procedura të qarta për ofruesit e kujdesit shëndetësor për mënyrën e identifikimit, trajtimit dhe referimit të të gjitha rasteve të dhunës në familje më bazë gjinore”, thuhet në komunikatën për media.
Ky udhërrëfyes bëhet e ditur se do të mundësojë që kjo kategori të marrë shërbime mjekësore më cilësore dhe e cila do të fillojë të zbatohet edhe në komunat tjera të Kosovës.
“Ky dokument u mbështet nga UNFPA, ndërsa u hartua nga Dr.Bujar Gashi, Dr.Rrezart Halili, Dr.Vjollca Zeqiri dhe Dr.Ardita Kafexholli”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/