Telegrafi

Nëpër Kanalin e La Manshit gjatë këtij viti kanë hyrë mbi 1,800 refugjatë, me shtimin e kontrolleve në vitin që vjen ky numër pritet të përgjysmohet

Forcat bregdetare në Angli, i kanë kapur shtatë refugjatë, që përpiqeshin të hynin ilegalisht nëpërmjet një barke.

Anija patrulluese, ka shkuar pranë tjetrës dhe detyroi të dyshuarit që të hipin në të dhe nga Kanali i La Mashit, i dërgoi në Dover, transmeton Telegrafi.

Ky është ndalimi i dytë që iu është bërë refugjatëve, pasi ditë më parë u ndaluan 49 persona, që po lundronin me katër barka të vogla. Në mesin e tyre kishte qytetarë nga Iraku, Irani dhe Afganistani, ndërsa aty ishte edhe një fëmijë.

Së bashku me ta, janë dërguar edhe 14 refugjatë, që ishin shpëtuar nga forcat bregdetare franceze, derisa ishin duke u mbytur në det, shkaku i barkave jo adekuate.

Lidhur me këto ndalesa, është thënë se trafikimi me refugjatë është një aktivitet kriminal, derisa të gjithë do të kthehen në shtetin e origjinës.

Gjatë këtij viti, në Kanalin e La Manshit kanë kaluar më se 1,800 refugjatë, derisa autoritetet thonë se kanë rritur kontrollin dhe në vitin që vjen, llogarisin se ky numër pritet të përgjysmohet, në përpjekje që të ndalohet sa më shumë. /Telegrafi/