Site icon Telegrafi

Nepalezët festojnë “Festivalin e sharjeve”

Të rinjtë nga dy fshatra fqinje të Parsawa dhe Laxmipur shajnë njëri-tjetrin, fqinjët, fshatrat ose kalimtarët e rastit – e më pas qeshen.

Ata mblidhen nëpër parqe dhe vende tjera mbledhin grumbull të kashtës dhe nisin sharjet.
Sharjet si “fytyrë majmun, inshalla i ke djemtë të shëmtuar si bretkosa” ose “të ngordhshin buallicat nga diarreja” janë vetëm disa prej sharjeve ma të pazakonta. Pleqtë e fshatit thonë se ky është një festival tradicional vetëm për të rinjtë, që organizohet në këtë vend që prej se mbahet mend.

“Më e mira e këtij festivali është se kur të përfundojë, secili mendon mirë për njëri-tjetrin. Nuk i mbetet hatri askujt”, tha një plak i fshatit Mirsha, i cili jeton në Parsawa.

Në ditën e fundit të festivalit – këtë vit të dielën – ata ia vënë zjarrin grumbullit të kashtës dhe festojnë festivalin hindus Holi, i cili shënohet me luftë ndërmjet grupeve ku përdoren ngjyrat e ndryshme dhe uji. /Telegrafi/

Exit mobile version