Eurodeputetët e partisë neofashiste greke “Agimi i Artë” dhe asistentët e tyre pa kapelë dhe me tatuazhe në dhomën ligjdhënëse të Bashkimin Evropian, mbrëmë kanë bërë një skandal për shkak të Maqedonisë, pasi tentuan me dhunë ta prishin konferencën e Parlamentit Evropian për të drejtat e pakicave në Greqi, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.
Eurodeputetët Labos Fudulis dhe Elefterios Sinadinos nga “Agimi i Artë” nga Greqia, së bashku me asistentët tani më të njohur të eurodeputetit të tretë grek neofashist Jorgos Epitideios, Konstatinos Boviacos dhe Andreas Jaluridis, të cilët e sulmuan edhe korrespondentin e MIA-s nga Brukseli në Europarlament para periudhës së caktuar, këtë herë shkaktuan incident në konferencën e caktuar për situatën me pakicën turke në provincën veriore greke Trakia.
“Ju jeni paguar nga IRJM-ja dhe nga Turqia. Nuk ekziston pakicë turke. Shkoni dhe zgjidhni problemet në vendin tuaj, jo në vendin tim. Unë jam këtu që të mbrohet Greqia”, brohoriti eurodeputeti Fudulis.
Në të njëjtën kohë, asistenti i Epitideios, Boviacos, që është vërejtur edhe në video-incizim, i kërcënohet eurodeputeti rumun Çaba Shogor, duke tentuar me dhunë edhe ta heshtë, me këtë rast duke i prekur me svastikën “bashkëkohore”, simbol i “Agimit të Artë” neofashiste greke.
Eurodeputetët grekë u dorëzuan letra anëtarëve të Parlamentit Evropian në të cilat ankohen në këtë takim, i cili është paraparë të jetë diskutim për situatën e pakicës turke në Greqi, por neofashistët nga Agimi i Artë”, eurodeputetët dhe asistentët e tyre të cilët marrin paga nga tatimpaguesit evropianë, sërish e përmendën Maqedoninë, duke tentuar t’i akuzojnë kolegët e tyre eurodeputetë se janë të korruptuar nga shteti i Maqedonisë. Pra kështu, ata në letrat deri te koleët e tyre në Parlamentin Evropian, takimin e mbrëmshëm e përshkruajnë si “të neveritshëm” dhe “mosdije të historisë”.
Eurodeputeti Çaba Shogor, i cili nga partia qendrore-djathtiste rumune dhe e paraqet pakicën hungareze në vend, qëndroi vetëm për t’i kundërshtuar grekët e tërbuar që hynë në konferencë në ndërtesën e PE-së në Bruksel, përderisa pjesëmarrësit tjerë rrinin me kokën poshtë. Shogor i porositi pjesëtarët e “Agimit të Artë” se duhet t’i respektojnë rregullat e parlamentit të BE-së.
“Dilni prej këtu nëse nuk mund të jeni të përshtatshëm dhe të civilizuar”, brohoriti eurodeputeti Shogor.
Përndryshe, kjo ngjarje në PE u organizua pikërisht nga ana e Shogor dhe u sponsorizua nga ana e Partisë popullore qendrore-djathtiste evropiane, e cila është partia më e mirë në PE, së bashku me Federatën e turqve nga Trakia perëndimore në Evropë dhe kombet e pa përfaqësuara dhe Organizata e qytetarëve.
Zhozel Terikabrash, eurodeputet-majtist që ishte i pranishëm në konferencë, sot i bëri thirrje kryetarit të Parlamentit Evropian Martin Shulc që të “marrë masa që të ndalojë të tolerohet sjellja e eurodeputetëve fashistë dhe asistentëve të Agimit të Artë”. Kjo është për arsye se pas zgjedhjes së tre eurodeputetëve nga kjo parti në zgjedhjet e fundit evropiane në vitin 2014, ata dhe asistentët e tyre, të cilët ngjasojnë me “kokërruarit”, mjekra të gjata dhe tatuazhe me simbole naziste në trupat e tyre dhe të cilët i terrorizojnë të gjithë në Parlamentin Evropian, kërcënohen ndaj secilit që do të përmend “Maqedoni” ose pakicë maqedone dhe turke në Turqi.
Në të njëjtën kohë, në Athinë, sekretari i përgjithshëm i partisë neofashiste “Agimi i Artë” nga Greqia, Ilja Kkasiadiaris ashpër e ndërpreu intervistën në gjuhën angleze për “Bi-Bi-Si” të udhëhequr për situatën me refugjatët, për shkak se gazetarja disa herë e ka përmendur termin “Maqedoni” për Republikën e Maqedonisë e jo “Shkupi” ose “IRJM” në çka ka insistuar Kasiadiaris, i cili pastaj e largoi ekipin e gazetarëve të televizionit më të madh nga Britania e Madhe nga zyrat e tij. /Telegrafi/