Telegrafi

Nënvlerësoi fuqinë e demit të lënduar, goditet keq në këmbë (Foto)

Matadori spanjoll e ka nënvlerësuar fuqinë e një demi që peshon 450 kilogramë, duke menduar se është dobësuar, por mbeti me një lëndim në këmbë, pasi u godit keq me brirë.

Julian Lopez, i njohur si ‘El Juli’ po zhvillonte luftën në Bogota të Kolumbisë, kur goditja e hodhi në ajër, transmeton Telegrafi.

Megjithëse me shumë lëndime, kafsha ia nguli njërin bri dhe e hodhi përpjetë, derisa intervenuan matadorët tjerë.

Fotografitë e postuara, e tregojnë 35-vjeçarin në pozita të vështira, ndërsa demi ka disa Banderillas në shpinë – shtizat me flamuj, që e godasin për ta mposhtur.

Atë e kanë dërguar me shpejtësi në spital, ku i është nënshtruar operimit për t’ia qepur plagën prej 15 centimetrash.

El Juli nuk është i panjohur me këto goditje, pasi më 2016 ishte goditur në të pasme, gjatë një lufte në Sevilla të Spanjës. /Telegrafi/