“Nëntori” i Arilena Aras tashmë ka bërë bujë të madhe në disa shtete evropiane.
Një prej të tillëve është edhe në shtetin rumun, ku është sjell në gjuhën e këtij shteti.
Diana Serban ka sjellë versionin rumun të këngës “Nëntori”, i cili për 24 orë është shikuar rreth 20 mijë herë në YouTube.
Kënga është realizuar nën tingujt e violinës dhe në mënyrë të bukur e interpreton këngëtarja e njohur më mirë si Serena.
Kujtojmë se kënga është punuar për festivalin “Kënga magjike”, ku edhe u rendit në vendet e para të toplistave të disa vende të Evropës.
Ndryshe, “Nëntori” deri më tani është shikuar mbi 1.2 milion herë në YouTube. /Telegrafi/
https://youtu.be/-AKoKgVls54?t=1