Telegrafi

“Nëntor i Ftoht” dhe “Gardhi”, në Festivalin e Selanikut

Ilustrim

Në edicionin e 59-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Selanikut që do të mbahet nga data 1 deri më 11 nëntor, Kosova përfaqësohet me dy filma: “Nëntor i Ftoht” i regjisorit Ismet Sijarina dhe “Gardhi” nga regjisorja Lendita Zeqiraj.

Që të dy filmat do të jenë pjesë e Seksionit “Balkan Survey” i kuruar nga Dimitris Kerkinos.

“Balkan Survey” ka shfaqur shembujt më të mirë të prodhimeve filmike nga rajoni i Ballkanit.

Festivali i Selanikut është një ndër festivalet më të vjetër dhe të rëndësishëm në Ballkan ku pjesë e programit të edicioneve të kaluara kanë qenë edhe filmat tjerë nga Kosova, si: “Tri Dritare dhe një Varje”, “Home Sweet Home” dhe “Si qeni n’rrush”.