Site icon Telegrafi

Nëntëvjeçarja zgjohet nga gjumi me dhimbje të mëdha në dorë, kur hapi sytë pa një piton dy metra e gjysmë (Foto/Video)

Gabby Pettigrew mrekullisht i ka shpëtuar më të keqes, kur një piton dy metra e gjysmë i gjatë është futur në çadrën e saj gjatë natës, i cili ishte mbështjellë në dorën e saj.

Kjo ngjarje e frikshme ka ndodhur në ishullin Moreton të Queensland-it të Australisë, ku familja e Gabby kishte shkuar për të shijuar bukuritë e natyrës, transmeton Telegrafi.

Gjatë natës nëntëvjeçaren e kishte zgjuar nga gjumi dhimbja e madhe në dorë, dhe kur hapi sytë pa një gjarpër gjigant që ishte mbështjellë në dorën e saj, i cili ia kishte ndaluar qarkullimin e lirshëm të gjakut.

Për fat ajo kishte arritur të bërtas “ndihmë”, ku më pas babai i saj ishte zgjuar dhe mezi e kishte shpëtuar nga më e keqja.

“Më kujtohet që jam zgjuar nga gjumi, dhe kam mbetur e shokuar kur e pashë gjarprin e mbështjellë në dorë. Më shtypte dorën dhe ishte shumë i rëndë, por nuk kisha dhimbje të mëdha derisa nuk më kafshoi”, ka deklaruar Gabby.

Babai i saj Simon Pettigrew ka shpjeguar në detaje se sa i rëndë kishte qenë pitoni, të cilin bija e tij nuk kishte mundur as të lëviz.

“Sa më shumë që përpiqeshin ta largojmë nga dora, ai kafshonte edhe më shumë. Nuk e kam ditur çfarë të bëjë, dhe kështu pa u menduar dy herë e kam kapur për nofulle duke e larguar”, ka shtuar babai i vajzës së gjorë.

Në këtë betejë të ashpër gjarpri e kishte kafshuar edhe atë, por këto kafshime për fat të mirë nuk kanë qenë të rrezikshme pasi pitonët nuk janë helmues. /Telegrafi/

Exit mobile version