Policia ka arritur ta shpëtojë një vajzë 9-vjeçe, e cila kishte ngecur në lloç në një metër thellësi dhe mezi po arrinte të merrte frymë.
Policët janë filmuar duke hapur me duar një gropë përreth vajzës, pasi besonin se makineria e rëndë mund ta lëndojë këtë vogëlushen, transmeton Telegrafi.
Nuk dihet se si ka përfunduar në këtë gropë me lloç vajza, ndërsa policia e Sao Paulo në Brazil kanë njoftuar se ishin duke patrulluar kur hasën në një grua e cila i njoftoi se një vajzë ishte varrosur për së gjalli në lloç.
Policët dhe kalimtarët e rastit kanë hapur me duar gropën e mbuluar me lloç, edhe pse nuk e dinin saktë se në cilën pjesë kishte ngecur vajza.
Pasi e hapën më shumë se një metër gropën arritën ta gjejnë vajzën e cila mezi arrinte të merrte frymë. /Telegrafi/