Telegrafi

Shtëpia e tyre u mbush me gaz – nëntëvjeçarja në SHBA zhbllokoi telefonin e babait duke ia skenuar fytyrën që të kërkonte ndihmë

Një vajzë nëntëvjeçare në Brockton, Masaçusets, të SHBA-së po vlerësohet se shpëtoi familjen e saj pasi prindërit e vogëlushes u ndikuan nga monoksidi i karbonit nga një gjenerator që kishin marrë hua pas stuhisë së fuqishme që përfshiu zonën.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Jayline Barbosa Brandao ishte në shtrat më 28 tetor kur dëgjoi babanë e saj duke bërtitur dhe vrapoi për ta gjetur atë me nënën e saj, derisa kjo e fundit më pas humbi ndjenjat.

“Dëgjova babanë tim duke bërtitur dhe pashë nënën time derisa humbi ndjenjat”, tha ajo.

Babai i saj gjithashtu u ndikua nga gazi pa ngjyrë dhe erë, kështu ajo ia kapi telefonin për ta thirrur emergjencën 911.

Telefoni iPhone ishte i kyçur, por ajo ishte në gjendje ta mbante atë në fytyrën e babait të saj për ta zhbllokuar duke përdorur ID-n e fytyrës.

“Pra, e zhbllokova duke përdorur fytyrën e babait tim”, tha Jayline.

Nëna e saj, Marcelina Brandão, i tha CNN se vajza e saj më pas mori motrën e saj 7-vjeçare për të kërkuar ndihmë nga një fqinj./Telegrafi/