Telegrafi

Nëntëvjeçari shqiptar, kampion për matematikë në Kanada

Një nëntëvjeçar shqiptar nga Montreali i Kanadasë, ka dalë kampion provincial në Kuebek të Kanadasë, në konkursin e matematikës THALES për vitin 2016.

Kevin Bajraktari, djali i doktorit Andi Bajraktari nga Shkodra, përfundoi ndër 15 të parët nga më shumë se 6000 pjesëmarrës në konkursin kombëtar të Kanadasë për vitin 2016.

Ky konkurs, i cili është projektuar për fëmijët e klasave të treta, është organizuar nga Qendra e Konkurseve të Matematikës në Amerikën e Veriut e cila përgatit disa nga garat e nivelit me të lartë të matematikës në Amerikën e Veriut.

Që nga viti 1990, më shumë se një milion studentë në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë pjesë në këto konkurse.