Site icon Telegrafi

Nëntëvjeçari ndalet në rrugë për t’ia falur atletet dhe çorapet vogëlushit të pastrehë në Malajzi (Video)

Ky është momenti emocionues kur një djalë 9-vjeç i heq atletet dhe çorapet nga këmbët, për t’ia dhuruar një djaloshi të pastrehë në Malajzi.

Nxënësi Cheikh Faizal kishte vërejtur një djalë të vogël këmbëzbathur, derisa po ecte me babanë e tij rrugëve të Kuala Lumpurit, transmeton Telegrafi.

Dhe në momenti që u ndal para vogëlushit të pastrehë që ishte ulur në trotuar, vendosi t’i heq çorapet dhe atletet për t’ia dhënë. Ai madje nuk përtoi që t’ia mbathë dhe ta gëzojë këtë vogëlush simpatik.

Për t’ia dëshmuar se po e bën me zemër ai në fund e përqafon dhe puth vogëlushin, kurse babai i 9-vjeçari ka thënë se biri i tij ishte prekur shumë kur e kishte parë vogëlushin këmbëzbathur. /Telegrafi/

Exit mobile version