Babai i një “grupi rekord botëror” të fëmijëve ka folur për përvojën e rritjes së nëntë bebeve të lindura “në të njëjtën kohë” teksa ato festojnë ditëlindjen e tyre të parë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Kader Arby, 36 vjeç, së bashku me gruan Halima Cisse, 27, nga Mali, vendosën një rekord të ri botëror vitin e kaluar kur Halima fluturoi në Casablanca, Marok për të lindur nëntë fëmijë në spitalin Ain Borja.
Ajo “theu rekordin e ‘Octomum’”, Nadya Suleman, e cila lindi tetë foshnja në vitin 2009, mbajtësja e mëparshme e rekordit.
Të nëntë fëmijët u hoqën nga një ventilator vetëm në gusht, pesë muaj pasi lindën, dhe tani janë secili të shëndetshëm dhe të lumtur në një apartament afër spitalit në Casablanca me nënën e tyre dhe një ekip infermierësh gjatë gjithë kohës.
“Infermieret ndihmojnë me pelenat – kjo nuk është në të vërtetë zona ime”, ka thënë Arby.
“Ata janë ushqyer me shishe që në fillim pas rekomandimit të mjekut. Çfarë lloj personi mund të ushqejë me gji nëntë foshnja në të njëjtën kohë?”.
Ditëlindjes së pesë vajzave dhe katër djemve iu bashkua në festën e tyre të parë të ditëlindjes motra e madhe Souda, tre vjeçe, një grup infermierësh dhe shumë tortë dhe qirinj për t’u shuar. /Telegrafi/