Telegrafi

Nëntëmbëdhjetë anëtarët e Kryesisë, kërkojnë ndryshme në PD: Basha, ik!

Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD Lulzim Basha, gjate homazheve ne Pallatin e Kongreseve, per nder te Heroit te Demokracise, Azem Hajdari, me rastin e 15 vjetorit te vdekjes dhe rivarrimit te eshtrave ne varrezat Deshmoret e Kombit.

Rezultati i dobët në zgjedhjet e 25 qershorit ka detyruar 19 anëtarët e Kryesisë së PD-së të kërkojnë publikisht largimin e kryedemokratit Lulzim Basha, duke e bërë si përgjegjësin kryesor të humbjes së këtyre zgjedhjeve. Deklaratën mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Tani që përfundoi numërimi i çdo kutie të këtij procesi zgjedhor të vështirë dhe të ndotur nga paratë e pista të drogës dhe kërcënimeve të papranueshme për një shoqëri të lirë, dëshirojmë që në radhë të parë të falenderojmë komisionerët dhe numëruesit e PD që kanë qenë heronj, dinjitozë dhe qëndrestarë në këto momente të vështira për PD dhe procesin zgjedhor.

Humbja e thellë e PD në këto zgjedhje na detyron marrjen përsipër të përgjegjësive. Lulzim Basha kryetari i PD është përgjegjësi kryesor i kësaj humbjeje. Për më tepër Kryetari i Partisë ka marrë përsipër personalisht, në shkelje të normave statutore hartimin e listës së deputetëve dhe programin e fushatës, duke hequr përdhunshëm simbolet e PD dhe mbjellë përçarje të pamerituar me etiketimet “ky është i republikës së vjetër deri tek 22 vjeçaret e FRPD”.

Basha bëri një fushatë për Listën Basha duke mos reflektuar asnjë nga shqetësimet dhe kauzat kryesore të opozitës si kriminalizimi i parlamentit dhe administratës, droga, koncesionet etj dhe në përputhje të plotë me fushatën e PS.

Prandaj, Kryetari i PD Lulzim Basha si përgjegjësi i kësaj humbjeje duhet të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë rinovimit të PD dhe bashkimit sa më të gjerë të saj!