Site icon Telegrafi

Nëntëdhjetë herë ra nga testi për vozitje

Vajza e cila jeton në Londër emri i së cilës nuk është bërë publik për dështimet e veta deri më tash ka paguar 2.790 funte dhe ende nuk është ulur pranë timonit të makinës. Pasi tentimeve të dështuara, nuk dihet nëse vajza do të provojë sërish ta kalojë testin, shkruan Daily Record.

Paraqitja e testit kushton 31 funte, ndërsa është rregull që testi duhet të plotësohet në kohën prej 57 minutave dhe kandidati duhet t’i përgjigjet saktë së paku 43 nga gjithsej 50 pyetje.

Megjithatë, njëjtë sikur kjo vajzë që nuk mund ta kalojë pjesën teorike, bashkëvendësi i saj 39 vjeçar nuk mund ta kalojë pjesën praktike, ndërsa ka provuar 36 herë.

Deri më tash rasti më i pazakontë është raportuar ai i Cha Sa-soon nga Koreja e Jugut, i cili testin e kaloi pasi kishte rënë nga provimi 949 herë, para se më në fund ta kalonte më 2009. /Telegrafi/
 

Exit mobile version