Katër kampe të ISIS janë shkatërruar në Irak nga një seri sulmesh ajrore, ndërsa nëntë xhihadistë u hodhën në erë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, avionët që i përkisnin koalicionit të udhëhequr nga SHBA, larguan një bandë terroristësh nga një pjesë rurale e Irakut, tha ushtria amerikane.
Bëhet e ditur se pesë terroristë vdiqën kur tre kampe u shkatërruan në Wadi al-Shai të premten, deklaruan zyrtarët.
ISIS humbi pjesën e fundit të territorit në mars të vitit 2019, por disa prej përkrahësve të tyre po fshihen ende në shkretëtira dhe malet e Irakut dhe Sirisë. /Telegrafi/