Sot shënohet 9-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Për nder të kësaj dite do të ketë aktivitete të ndryshe në të gjitha komunat e Kosovës.
Për dallim nga vitet tjera, gjatë ditës së sotme nuk do të marshojë FSK-ja.
Dje Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë solemne, kurse po dje në mbrëmje, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, kanë organizuar një pritje për korin diplomatik të akredituar në Prishtinë dhe të ftuar të tjerë.
Ndër mysafirët e vetëm që kishte ardhur në Prishtinë, ishte kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili mori pjesë në dy ceremonitë.
Nëntë vjet më parë, Kuvendi i Kosovës përmes një deklarate të nënshkruar nga deputetët e Republikës, veç atyre serbë, shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, duke u realizuar dëshira e shqiptarëve për të fituar pavarësinë.