Site icon Telegrafi

Nëntë vjet e tre muaj burg për shqiptarin që mbyti gruan e tij

Gjykata e Landit në Regensburg, Gjermani, i ka shqiptuar dënimin me 9 vjet e tre muaj burg një shqiptari me shtetësi gjermane, shkruan tvaktuell.com.

Personi 46 vjeçar është dënuar për veprën penale goditje vdekjeprurëse, gjegjësisht mbytje me ngufatje të bashkëshortes së tij 37 vjeçare.

Vrasja ka ndodhur verën e kaluar, kur, gjatë një zënke në mes tyre, burri e ka marrë fustanin e saj dhe e ka ngufatur në qafë me të, transmeton albinfo.ch.

Gruaja ka vdekur nga paralizimi i shkaktuar me këtë rast.

Në fillim të procesit, personi tashmë i dënuar kishte bërë një pranim gjysmak të veprës. Sikur mbrojtësi i tij ashtu dhe prokuroria kishin kërkuar një ulje të dënimit për këtë shkak. Por, trupi gjykues ka menduar ndryshe dhe i ka shqiptuar atij një dënim relativisht të lartë.

Exit mobile version