Telegrafi

Nëntë vjet burg për vrasësin e Martin Janushevit

Vrasësi i Martin Janushevit ka pranuar fajin dhe u dënua me nëntë vjet dhe katër muaj burg. Aktgjykimi për Filip Sekulovski-Kobra u dha sot në gjykatën Penale pasi ai pranoi fajin për krimin në fillim të gjykimit.

Pas kësaj, gjykata nuk hyri fare në procedurën e provave, por menjëherë vlerësoi vetëm rrethanat që mund të ishin lehtësuese ose rënduese.

Vrasja e Janushevit ndodhi më 3 nëntor 207, para ndërtesës në Aerodrom, ku viktima jetonte, dhe menjëherë pas kryerjes së krimit, Sekulovski u arratis.

Ai ishte në arrati për gati dy vjet, pas së cilës vetë është paraqitur dhe ende është në paraburgim./Telegrafi/