Kryebashkiaku i Houston shkroi në Twitter të dielën vonë për të njoftuar për vdekjen e një djali nëntëvjeçar, i cili pësoi lëndime të rënda ndërsa ndiqte festivalin muzikor “Astroworld”.
Ezra Blount, i cili jetonte në Dallas, ishte në gjendje kome meqenëse ‘u shkel me këmbë’ gjatë një turme të ndodhur në festival më 5 nëntor. Ben Crump, avokati i familjes, tha se djali vdiq të dielën në spitalin e fëmijëve në Teksas në Houston.
“Jam i pikëlluar që mësova për vdekjen e Ezras këtë mbrëmje”, postoi Sylvester Turner, kryebashkiaku i qytetit. “Qyteti ynë sonte lutet për nënën, babin, gjyshërit, anëtarët e tjerë të familjes dhe shokët e klasës në këtë kohë. Ata do të kenë nevojë për të gjithë mbështetjen tonë në muajt dhe vitet në vijim. Zoti u dhëntë forcë”.
Blount ishte viktima më e re në festival. Edhe nëntë të tjerë vdiqën.
Në një deklaratë për Fox News nga avokati i familjes, Ben Crump, ai vë në dukje se familja aktualisht është e shkatërruar për humbjen e më të dashurit të tyre.
I am saddened to learn of Ezra’s death this evening. Our city tonight prays for his mom, dad, grandparents, other family members and classmates at this time. They will need all of our support in the months and years to come. May God give them strength. RIP Ezra. st #AstroWorld pic.twitter.com/Ankq7FMa3l
— Sylvester Turner (@SylvesterTurner) November 15, 2021
“Familja Blount sonte është e pikëlluar për humbjen e djalit të tyre të vogël”, thuhet në deklaratë. “Ky nuk duhet të ishte rezultati i marrjes së djalit të tyre në një koncert. Vdekja e Ezras është absolutisht e trishtueshme. Ne jemi të përkushtuar të kërkojmë përgjigje dhe drejtësi për familjen Blount. Por sonte qëndrojmë në solidaritet me familjen, në pikëllim dhe në lutje”.
Fox News raportoi më parë se ai ka qenë së bashku me të atin duke ndjekur performancën e reperit Travis Scott. Djali i tij ra në tokë dhe u shkel nga turma. /Telegrafi/