Site icon Telegrafi

Nëntë vite pas vdekjes së Michael Jacksonit, Quincy Jones e akuzon për plagjiaturë të hitit “Billy Jean”

WASHINGTON, DC - NOVEMBER 29: Quincy Jones attends the Smithsonian Magazine's 2017 American Ingenuity Awards at the National Portrait Gallery on November 29, 2017 in Washington, DC. (Photo by Paul Morigi/Getty Images)

Michael Jackson ka ndërruar jetë para nënë vjetëve në moshën 51-vjeçare.

Menjëherë pas vdekjes, rrodhën shumë informacione që kompromentonin jetën e këngëtari ndërsa së fundi është publikuar edhe një lajm i ri.

Quincy Jones, regjisori dhe aktori amerikan, akuzoi mbretin e Pop-it për plagjiaturë dhe pohon se është më së i sigurt për këtë, pasi dyshja kanë punuar vite më par së bashku në një studio.

Hiti “Billie Jean” nuk është në fakt vepër origjinale, por muzika e këngës është e vjedhur.

“Nuk dua ta them publikisht, por Michael ka mbuluar shumë gjëra. Ai luajti shumë këngë”, tha Jones, duke vënë në dukje se një nga këngët më popullore”Billie Jean” është versioni i ri i këngës së Donna Sammer,” State of Independence”.

Ai më tutje pohoi se Jackson, i cili u raportua se vdiq nga mbidoza, është makiaveliani i fundit dhe se gjithmonë justifikonte mjetet me të cilat po shërbehej.

Theksojmë se kënga e Done Samerit ishte publikuar muaj më parë se ta sillte në treg këngën që më pas u bë hit, Jacksoni. /Telegrafi/

Exit mobile version