Site icon Telegrafi

Nëntë vite nga vendimi i GJND-së, Haradinaj: Kosova më e fortë se kurrë

Kryeministri në largim i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se një nga datat më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës është edhe 22 korriku i vitit 2010, kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, shpalli verdiktin se, pavarësia e Kosovës është legjitime e drejtë dhe nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare.

Haradinaj në një shkrim të bërë në Facebook ka thënë se, vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është vendim historik për vendin, i cili ka konfirmuar themelet e pavarësisë tonë, të sovranitetit të shtetit dhe integritetit territorial, transmeton Telegrafi.

Kryeministri në largim, ka thënë se është koicidencë që para nëntë vitesh,  një ditë para vendimit të GJND-së, ai ishte thirrur në Hagë, në procesin e dytë gjyqësor, ndërsa sot sërish thirret në Hagë, në përvjetorin e nëntë të kësaj gjykate.

Lexo po ashtu Jep dorëheqje Ramush Haradinaj, ftohet nga Gjykata Speciale

Haradinaj ka shkruar se, Kosova është më e fortë se kurrë, si shtet i pavarur, demokratik, unik, i pandalshëm dhe i përkushtuar në rrugën euro-atlantike./Telegrafi/

Exit mobile version