Site icon Telegrafi

Nëntë vite kanë kaluar kur Ryan Babel u bë lojtari i parë që gjobitet për një postim në Twitter

Nëntë vite më parë Ryan Babel nuk mund ta pranonte se ishte gjobitur për një postim në Twitter.

Ishte janari i vitit 2011, holandezi po luante për Liverpooli dhe ata humbën 1-0 ndaj Manchester Unitedit në rrethin e tretë të FA Cup.

Djajtë e Kuq kishin fituar me një penallti të ekzekutuar nga Ryan Giggs, ndërsa dy minuta më pas Steven Gerrard ishte përjashtuar nga loja.

Kështu e kishte veshur Howard Webbin, Ryan Babel

Vendimi i gjyqtarit Howard Webb kishte ngjallur acarime te lojtarët e Liverpoolit, sidomos te Babel që e kishte veshur në fanellën e Unitedit gjyqtarin.

“Dhe ata e thërrasin si gjyqtarin më të mirë? Kjo është një shaka. SMH (Tundi kokën)”, kishte shkuar ai në llogarinë e tij.

Holandezi që ishte gjobitur me 10 mijë euro, kishte kërkuar falje më pas duke u arsyetuar se ishte postim emocional. /Telegrafi/

Exit mobile version