Të nëntë anëtarët e shërbimit në bord kanë vdekur pasi dy helikopterë të ushtrisë amerikane Black Hawk u përplasen gjatë një misioni stërvitor në Trigg County, Kentucky, ka konfirmuar një zyrtar i ushtrisë për ABC News.
Sipas mediumit amerikan, helikopterët Black Hawk nga Divizioni 101 Ajror ishin në një “mision trajnimi rutinë” kur u përplasen rreth orës 22:00 të mërkurën, thanë zyrtarët e ushtrisë.
“Komanda aktualisht është e fokusuar në kujdesin për familjet e tyre”, citohet të ketë thënë në një deklaratë Nondice Thurman, një zëdhënëse e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të Fort Campbell.
“Ju lutemi lutuni për të gjithë ata që janë prekur”, ka thënë guvernatori i Kentakit, Andy Beshear.
Several casualties reported after 2 Army Blackhawk helicopters crash in Kentucky pic.twitter.com/ebTktdUADt
— SHO’NUFF (@IAMSHO_NUFF) March 30, 2023
Qarku Trigg, ku ndodhi përplasja, është rreth 40 kilometra në veriperëndim të Fort Cambell, një bazë ushtarake në kufirin Kentucky-Tennessee.
Trupat e Policisë së Shtetit të Kentucky gjetën rrënojat në një vend të përshkruar si një fushë ose një zonë gjysmë e pyllëzuar, tha Sarah Burgess, një zëdhënëse e policisë.
Nuk pati raportime për dëme në ndërtesa banimi, por banorëve brenda zonës së mbeturinave iu kërkua të largoheshin nga zona.
“Unë nuk mund të flas në emër të banorëve përveçse ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të vlerësuar situatën dhe për t’u siguruar që komuniteti ynë është aq i sigurt”, tha Burgess. /Telegrafi/