Së paku nëntë persona kanë humbur jetën nga zjarri që ka shpërthyer në një klub nate në Oakland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njoftuan sot autoritetet amerikane.
Ende nuk është bërë e ditur se kush është shkaktari i zjarrit, ndërsa ekipet e shpëtimit dhe hetuesit janë duke hetuar edhe për viktima tjera të mundshme, transmeton KosovaPress.
Ende nuk është kontrolluar i tërë objekti që ishte kapluar nga zjarri.