Bosnja dhe Hercegovina ka raportuar numra të lartë të infektimit dhe vdekjeve të njerëzve si pasojë e COVID-19.
Në 24 orët e fundit, 143 raste të reja të infeksionit me coronavirus u konfirmuan në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Autoritetet shëndetësore boshnjake gjithashtu kanë bërë të ditur se kanë vdekur nëntë persona, raporton klix.ba.
Rastet e reja janë regjistruar në të gjitha kantonet e Federatës së Bosnjës, përveç në Bosnjë-Podrinje dhe Posavina.
Gjatë epidemisë në Bosnje, virusi u konfirmua tek 28,420 persona gjersa deri më tani kanë ndërruar jetë 888 njerëz. /Telegrafi/