Telegrafi

Nëntë të vdekur dhe 129 raste pozitive me coronavirus për 24 orë  

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 449 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 129 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 11.545 raste nga 44,433 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 41o raste të vdekjes. /Telegrafi/