Policia italiane ka arrestuar dje nëntë të rinj, për rastin e përdhunimit të dy vajzave të moshës 10 dhe 12-vjeçe në qytetin Caivan në Napoli të Italisië.
Lajmi për përdhunimin e vajzave që janë kushërira, shokoi opinionin në Itali kur lajmi u zbulua nga mediat në gusht, transmeton Telegrafi.
Përdhunimi ndodhi në korrik, kurse dy vajzat një grup të rinjsh i përdhunuan disa herë.
Deri më tani nuk dihen detajet për këtë, sesi vajzat ishin lidhur me sulmuesit e as detaje për identitetin e sulmuesve.
Njëri nga nëntë të arrestuarit filmoi përdhunimin dhe e transmetoi direkt në rrjetet sociale, bëri të ditur prokurori italian që urdhëroi arrestimin e tyre.
Shtatë të adoleshentë dy të rritur janë arrestuar ose nënshtruar “masave tjera paraparake”. /Telegrafi/