Në një aksident komunikacioni që ka ndodhur dje rreth orës 17 e 30 minuta në rrugën rajonale Gostivar-Kërçovë, në të cilin janë përfshirë tre automjete janë lënduar nëntë persona, prej të cilëve njëri ka marrë lëndime më serioze, kumtoi zëdhënësi i SPB Tetovës, Marjan Josifovski.
Tre automjetet që kanë qenë pjesë e aksidentit kanë qenë me targa të Gostivarit edhe atë, një veturë “Golf” e drejtuar nga F.O.(34), “Lupo” e drejtuar nga Z.M.(58) dhe “Kia” e drejtuar nga T.A. (59), të gjithë nga Gostivari.
Në këtë aksident lëndime të rënda trupore ka marrë Z.M., vozitësi i “Lupo”, ndërsa vozitësi i “Kia” sëbashku me shtatë udhëtarë tjerë nga tre veturat kanë marrë lëndime më të lehta. Të gjithë të lënduarit janë dvrguar në Spitalin e përgjithshëm në Gostivar, ku pas ndihmës mjekësore janë lëshuar në mjekim shtëpiak.
Dëmi i përgjithshvm material në këtë aksident vlerësohet mbi 300.000 denarë. Policia ka kryer ekspertizë dhe sipas informatave fillestare shkaktar i aksidentit është mos mbajtja e distancës ndërmjet automjeteve./Telegrafi/