Çdokush nga ne mund të bëjë fotografi të përsosura, pa marrë parasysh se a di të përdor fotoaparatin apo jo. Duhet vetëm t’i ndiqni këto rregulla dhe në çast do të shihni se si fotografitë tuaja duken magjike.
Nuk ekziston mënyrë e lehtë që të bëhet kryevepër, mirëpo ekzistojnë rregulla të caktuara të cilat mund t’i ndiqni, por të cilat i rekomandon Steve McCurry fotograf i National Geographic Creative, i cili është autor i fotografisë “Vajzat afgane”.
Nëse u përmbaheni parimeve themelore, secili mund të bëjë fotografi të magjishme, transmeton Telegrafi.
Rregulla “një e treta” – vendosni pjesët qenësore të fotografisë përgjatë këtyre linjave, ndërkaq pjesët më qenësore në vende ku linjat kryqëzohen.
Linjat “kryesore” – përdorni linjat natyrale të cilat i keni në fotografi për të orientuar vëmendjen e shikuesit.
Linjat diagonale – zgjedhja e drejtë e linjave diagonale i japin dinamikë fotografive.
Kuadratimi – përdorni linjat natyrale dhe kufijtë në fotografi, siç janë dritaret dhe dyert.
Figurat përballë prapavijës – gjeni kontrastin midis objektit në fotografi dhe prapavijës.
Plotësoni kuadrin – afrojuni personit të cilin dëshironi ta fotografoni.
Sytë dominues – vendosni syrin e majtë apo të djathtin në mesin e kompozicionit. Kjo lë përshtypjen që sytë e subjektit ju ndjekin.
Mostrat dhe përsëritja – gjithsesi është e këndshme të shihen mostrat në fotografi. Mirëpo është edhe më bukur nëse mostrat janë të ndërprera, gjë që i japin njëfarë kontrasti fotografisë. Mirëpo edhe më bukur është nëse mostrat janë të ndërprera, gjë që i japin njëfarë kontrasti fotografisë.
Simetria – harmonia midis dy gjysmave është gjithmonë e këndshme për syrin.
/Telegrafi/