Site icon Telegrafi

Nëntë raste të reja në Lipjan, kryetari Ahmeti i shqetësuar për një rast

Sonte në Lipjan janë regjistruar edhe nënte raste të reja që kanë dalë pozitiv me COVID-19.

Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti thotë se në bazë të informacioneve të para shumica e rasteve janë familjarë dhe fqinj të një personi nga Lipjani që është infektuar ditë më parë.

“Janë shumica e rasteve nga e njëjta lagje e Lipjanit. Problem mbetet një person që ende nuk e kemi identifikuar në cilën lagje jeton. Deri tani e kemi pasur një familje me dy raste jo shumë të theksuara. Këto të sodit na kanë shqetësuar mjaft shumë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ahmeti ka thënë se do të shqyrtohen masat e mëtejme që mund të merren në atë pjesë të Lipjanit.

“Të infektuarit e kanë gjendjen e mirë shëndetësore. Nëse do të ketë ndonjë rekomandim nga IKSHP për karantinë të Lipjanit do të shohim, por mund të them se është lagje në periferi të Lipjanit”.

I pari i Lipjanit u ka bërë thirrje banorëve të kësaj komune që të mos shkojnë në atë lagje pasi tashmë kjo është një vatër e coronavirusit./Telegrafi/

Exit mobile version