Telegrafi

Nëntë raste pozitive me coronavirus në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.648 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

“Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.333. Në total numri i rasteve aktive është 167”, thuhet në njoftim.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.361 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 179.029 doza të vaksinës.

Deri më sot 41.573 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/