Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se në kryeqytet vazhdon të mos ketë raste të reja me COVID-19 edhe pas daljes nga karantina.
Ahmeti tha se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19, ndërkohë që 9 raste aktive kanë rezultuar negative në testimin e parë.
“Asnjë rast i ri në Prishtinë e katër në krejt Kosovën. 43 të shëruar në krejt Kosovën, e 9 raste aktive në Prishtinë kanë dalë negative në testimin e parë. Po shkojmë drejt shërimit dhe të kthehemi në normalitet me hapa të vegjël, por të sigurt. Për pak harrova, mos lexoni lajme ekskluzive. Edhe pak, Kosovë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se edhe sonte numri i të shëruarve nga COVID-19 është shumë më i madh sesa i të infektuarve.
IKSHPK njofton se 43 persona kanë rezultuar të shëruar gjatë ditës së sotme në Kosovë, ndërsa vetëm 4 është numri i të infektuarve. /Telegrafi/