Real Madridi ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm në kundërsulm në barazimin 2-2 me Borussia Dortmund.
Gjashtë yje të Zinedine Zidanes ishin të përfshirë në aksion dhe prekën topin vetëm nëntë herë në 13 sekonda, për të shënuar.
Lëvizja filloi nga Luka Modric, që kontrolloi topin në minutën e 16-të, dhe ai pasoi me të jashtmen te Karim Benzema.
Me dy të prekura francezi kontrolloi topin dhe e dërgoi te Toni Kroos, ai e preku gjithashtu dy herë para se të kombinonte me James Rodriguez.
Kolumbiani dërgoi topi te Gareth Bale i cili asistoi te Cristiano Ronaldo i cili tundi rrjetën. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=vClugY-ZD8M