Site icon Telegrafi

Nëntë persona të lënduar, në shtatë aksidente trafiku në Shkup

Foto: Arkiv

Një shoferi i mopedit ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa tetë persona janë lënduar më lehtë në shtatë aksidente trafiku, që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit.

Sipas të dhënave të SPB Shkup, policia ka përjashtuar nga komunikacioni 19 shoferë të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë, dy shoferë që kanë drejtuar makinat nën ndikimin e alkoolit, si dhe 17 shoferë pa leje për vozitje.

Gjithashtu janë gjobitur 11 shoferë për mos vendosjen e rripit të sigurisë dhe 12 të tjerë të cilët e kanë përdorur celularin gjatë vozitjes.

Janë gjobitur edhe 16 këmbësorë, të cilët e kanë kaluar rrugën në dritën e kuqe të semaforit./Telegrafi/

Exit mobile version