Site icon Telegrafi

Nëntë persona të lënduar në një aksident trafiku

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht nëVushtrri.

Në aksident ishin të përfshirady automjete civile, ku si pasojë e aksidentit lëndimekanë pësuar nëntë persona, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF Vushtrri.

Sipas Policisë së Mitrovicës, shkaktar i aksidentit konsiderohet mosmbajtja e distancës së drejtuesit të automjetit Golf, i cili godet nga mbrapa veturën tjetër të tipit Opel.

Exit mobile version