Site icon Telegrafi

Nëntë persona të arrestuar pas sulmit të djeshëm në Paris, ku një i dyshuar ia preu kokën një mësuesi

Policia franceze ka arrestuar nëntë persona pas sulmit të djeshëm në periferi të Parisit, ku një i dyshuar i preu kokën një mësuesi.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, hetuesit po përpiqen ta zbulojnë nëse sulmuesi i cili u qëllua për vdekje nga policia, kishte vepruar vetëm apo me bashkëpunëtorë.

Mediet franceze ndërkohë thonë se sulmuesi ishte një 18-vjeçar me origjinë çeçene.

Viktima ishte një mësues historie, i cili iu kishte demonstruar nxënësve të tij disa prej karikaturave të Profetit Muhamed në një orë civile mbi lirinë e shprehjes.

Lidhur me rastin e djeshëm ka reaguar edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili e quajti sulmin si “incident terrorist islamik”.

Katër të afërm të sulmuesit, përfshirë një të mitur u arrestuan disa orë pas sulmit në Conflans-Sainte-Honorine, thanë burimet e policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version