Site icon Telegrafi

Nëntë milionë persona të infektuar nga coronavirusi në të gjithë botën

Numri i përgjithshëm i rasteve nga coronavirusi në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën prej nëntë milionë, sipas llogaritjeve nga Universiteti i John Hopkins me qendër në SHBA.

Bëhet e ditur se shifra e saktë e infeksioneve globalisht, është 9,003,042, ndërsa 469 mijë persona kanë ndërruar jetë deri më tani.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka raportuar rritje rekorde të numrit të të infektuarve me coronavirus brenda një dite, ndërsa Amerika Veriore dhe ajo Jugore kanë qenë në krye të listës.

SHBA ka raportuar deri më tani 2 milionë raste nga coronavirusi, duke u bërë edhe vendi i parë në botë me më së shumti të infektuar.

Brazili, është vendi i dytë më i goditur nga coronavirusi pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me 1 milion të infektuar dhe me 50 mijë të vdekur. /Telegrafi/
Exit mobile version