Site icon Telegrafi

Nëntë milionë dollarë në rezervuarin e naftës

Numërimi i kartëmonedhave, prej 100, 50 dhe 20 dollarëve amerikanë, me të cilin ka qenë i mbushur rezervuari, ka zgjatur tri ditë, njoftoi policia, duke shtuar se paratë kanë lidhje me dilerët e drogës.

Ky “grumbull” parash janë gjetur natën në fermën e qytetit Penitente Abajo, rreth 62 kilometra prej metropolit, njoftoi Associated Press.

Ambasada amerikane tha se paratë janë zbuluar nëpërmjet Sektorit për Luftimin e Narkotikëve. Salvadori shfrytëzon dollarin amerikan si valutë nacionale. /Telegrafi/

Exit mobile version