Nëntë migrantë klandestinë afganë dhe pakistanezë kanë vdekur në mëngjesin e sotëm, dhe nëntë të tjerë u plagosën në një aksident automobilistike në Bullgari.
Drejtuesi bullgar i minibusit, i moshës 16-vjeçare, i papajisur as me leje qarkullimi, vdiq gjithashtu në aksidentin e shënuar në një autostradë pranë Pazardikut.
Automjeti po transportonte migrantë të paligjshëm pa mjete identiteti dhe të mbijetuarit u prezantuan si shtetas afganë dhe pakistanezë.