Rita Zeqiri ka shkëlqyer si zakonisht duke fituar medaljen e artë në 100 metra shpinë e 200 metra shpinë dhe të bronztën në 200 metra miks në kategorinë absolute. Flaka Pruthi fitoi të argjendtën në 100 metra shpinë në kategorinë absolute, pastaj të artën në 100 metra shpinë dhe 50 metra shpinë, ndërsa medaljen e argjendtë në 50 metra delfinë kategoria e grupmoshës 1998-1999.
Melisa Zhdrella fitoi dy medalje të bronzta në 50 metra bretkosë dhe 100 metra bretkosë kategoria 2000-2001.
“Tri notaret tona patën paraqitje shumë të mirë, duke e ditur konkurrencën e fortë dhe pjesëmarrjen e notarëve shumë cilësorë nga klubet e shteteve pjesëmarrëse. Paraqitje të mirë patën dhe notaret tjerë të klubeve tona, por jo në nivelin që të fitonin medalje”, thuhet ndër të tjera në një njoftim të Federatës së Notit të Kosovës. Gara e radhës do të jetë me 16-17 nëntor, gjithashtu në Shkup. /Zëri/Telegrafi/